Home / Horoskopi ditor / Horoskopi ditor – 24.11.2016

Horoskopi ditor – 24.11.2016

Dashi

Nëse jeni ne një lidhje Merkuri ka për t’ua bere ditën te mrekullueshme sot. Ne çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi te forta. Nuk do jete çudi te filloni edhe ndonjë projekt te përbashkët. Beqaret do kenë një jete aktive dhe mund te njihen me disa persona me te cilët do fillojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni me realiste qe te mos gaboni.

Demi

Dite shume e bukur do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni as debatin me te vogël me partnerin tuaj pasi për gjithçka do merreni vesh. Beqaret nuk do e kenë te lehte ta gjejnë princin e tyre te kaltër, por kjo nuk do te thotë qe duhet te ndalen se kërkuari deri ne fund. Financat duhet t’i mbani sa me shume nen kujdes sepse nëse gjendja pëson tronditje nuk do e rimerrni veten lehtësisht.

Binjaket

Dite fantastike do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kuptoheni edhe me sy mbyllur me partnerin dhe do jeni gati te hidhni edhe hapa te mëdhenj. Për beqaret do ketë disa takime, por pjesa me e madhe do çojnë vetëm ne aventura kalimtare, asgjë serioze. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do kryeni shpenzime te pamenduara dhe kjo do e dobësojë gjendjen.

Gaforrja

Klima yjore do jete shume e ngrohte për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat mes jush dhe partnerit do ecin mjaft mire dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Beqaret do duan te bëjnë ndryshime te mëdha, por fati nuk do jete aspak ne anën e tyre. Ne planin financiar situata do jete shume here me e mire nga sa e kishit menduar kështu qe kryejini pa frike edhe disa shpenzime me tepër.

Luani

Gjerat nuk do ecin mire sot ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Here pas here mund te keni edhe mosmarrëveshje dhe debate te ashpra. Beqaret do afrohen edhe me tepër me një person qe e kane njohur se fundmi dhe mund te hedhin edhe ndonjë hap me tej. Për financat nuk do jete dite e favorshme kështu qe mire është te mateni mire para se te kryeni shpenzime.

Virgjeresha

Sot do kujdeseni edhe për detajet me te vogla ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene me e veçante se kurrë me pare. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentet qe me pak i presin. Buzëqeshja dhe harmonia do mbizotërojë ne çdo moment. Ne planin financiar mund te keni edhe disa vështirësi, por me e rëndësishmja është qe ne fund do ja dilni mbanë.

Peshorja

Venusi do e ndriçoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do keni një marrëdhënie te shkëlqyer me partnerin dhe nuk do mungojnë as momentet romantike. Për beqaret do ketë gjithashtu ndryshime. Joshini si ta ndjeni ata qe do keni rreth e rrotull dhe me pas prisni për atë qe do ndodhe. Buxheti nuk do jete as i keq dhe as i mire. Tregohuni gjithmonë te matur me çdo gjë.

Akrepi

Sido qe te vijnë punët gjate kësaj dite ju do i qëndroni gjithë kohës besnike atij qe keni ne krah. Dita do mbyllet me qetësi. Beqaret do jene shume realiste dhe do dine si ta organizojnë ditën. Për lidhje serioze do ju duhet ende te prisni pak kohe. Financat do jene goxha te mira, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni pafund apo te jepni hua pa reflektuar.

Shigjetari

Dite e qete do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne përgjithësi do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni mosmarrëveshje. Beqaret sado qe te mundohen nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin e përshtatshëm kështu qe do mbeten ende te vetmuar. Ne planin financiar do ju ndihmojnë mjaft familjaret dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Bricjapi

Pas gjithë përpjekjeve qe keni bere, me ne fund keni krijuar një klime te ngrohte ne jetën tuaj ne çift. Sot do ndiheni te qete dhe do dashuroheni si do ta ndieni. Beqaret nuk do jene shume këmbëngulës dhe serish kane për te mbetur vetëm. Financat do dini si t’i organizoni kështu qe gjendja do mbetet ende e qëndrueshme. Mund te bëni edhe ndonjë investim.

Ujori

Dite goxha e ndërlikuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe nuk do bëni as lëshimin me te vogël. Beqaret me mire te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa sepse ne te kundërt mund te zhgënjehen e mund te lëndohen. Ne planin financiar do keni probleme serioze nëse tregoheni impulsive.

Peshqit

Sot do jeni pamase xheloze dhe posesive ju te dashuruarit. Kjo nuk do i beje aspak mire lidhjes tuaj përkundrazi do e ftohe edhe me tepër atë. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri nuk do jete aq interesant sa për te filluar një lidhje. Buxheti do jete i qëndrueshëm, kështu qe ju duhet te përfitoni për te bere një riorganizim te situatës dhe për te marre disa masa.

Gjithashtu lexo

Horoskopi për ditën e sotme e hënë, 31 korrik 2017

Dashi – Influenca negative e Neptunit nuk do arrije dot te preke jetën sentimentale te çifteve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *