Home / Lajme / Maqedoni / Huliganët sërish demolojnë ndërtesën e Kongresit të Manastirit

Huliganët sërish demolojnë ndërtesën e Kongresit të Manastirit

Huliganët maqedonas edhe përvjetorin e 108-të të Alfabetit shqip kanë dëmtuar derën hyrëse të Shtëpisë së Kongresit të Manastirit në Manastir, raporton gazeta Koha transmeton Zhurnal.

Persona të paidentifikuar, sikurse viteve tjera, kanë gjuajtur gurë dhe mjete tjera, me çka kanë thyer xhamat e derës hyrëse të objektit, si dhe kanë vënë mbishkrimi fyese për shqiptarët. “Vdekje për shqiptarët” ka qenë panoja e radhës e ngjitur në derën e Kongresit të Manastirit. Ndryshe, sot me rastin e Ditës së Alfabetit, në ora 16:30 do të mbahet Konferencë në sallën e Muzeut të Alfabetit në Manastir me temë: “Kongresi i Manastirit dhe personalitetet e anëtarëve të Komisionit të Alfabetit”. Ndërsa në ora 17:00 do të bëhet inaugurimi i Dhomës Përkujtimore të Anëtarëve të Komisionit të Alfabetit. Më pas në ora 19:00 në Sallën e madhe e Qendrës për Kulturë në Manastir do të mbahet Galla Koncert, ku do të marrin pjesë: Orkestra Filarmonike e Universitetit të Arteve “Ibrahim Madhi”, solist Shkëlzen Doli – violinë, dirigjent Olsi Qinami dhe mysafir special Çun Lajçi – poezi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *