Home / Showbiz / Humbja e Ergi Dinit/ Ja mesazhet ngushëlluese të artistëve (FOTO-VIDEO)

Humbja e Ergi Dinit/ Ja mesazhet ngushëlluese të artistëve (FOTO-VIDEO)

Artistë të shumtë, sapo janë njoftuar për lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit Ergi Dini, menjëherë kanë përcjellë në rrjetet sociale ngushëllimet e tyre për familjen, miqtë dhe të gjithë botën e muzikës.

Portali “Albeu” ka përcjellë disa prej mesazheve të ndjera të kolegëve të Ergi Dinit.

Kejdi Halili, 21-vjeç dhe Ergi Dini, 22-vjeç, humbën jetën në mënyrë tragjike në një aksident me motoçikletë në afërsi të urës së ish-Bllokut në Tiranë.

Aksidenti u regjistrua në orën 21:20 minuta të së hënës, ndërsa në Spitalin Ushtarak vdekja e tyre u regjistrua në orën 21:50 minuta.

Të dy të rinjtë mbërritën në spital me plagë të rënda në kokë dhe në trup. Sipas ekspertizës paraprake, rrota e pare e motoçikletës ishte shkëputur nga rruga, ç’ka solli edhe humbjen e drejtimit të mjetit.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *