Home / Kuriozitete / I vodhën foshnjën 3 ditë pas lindjes: Kur e njohu shoqen e vajzës së saj, përjetoi ‘shok’! (Foto/Video)

I vodhën foshnjën 3 ditë pas lindjes: Kur e njohu shoqen e vajzës së saj, përjetoi ‘shok’! (Foto/Video)

Nëna i rrëfen gjykatës se ka qenë e shtrirë në krevatin e spitalit tri ditë pas prerjes cezariane. Në dhomë hyri një grua e veshur si motër medicinale. Foshnja qante, ashtuqë gruaja pyeti Selest nëse mund ta merrte.

Makthi më i madh i natës i ndodhi një nëne kur i vodhën foshnjën nga materniteti. Megjithatë, ajo nuk është dorëzuar, e ka kërkuar deri sa e ka gjetur.

Selest Nurs nga Republika e Afrikës Jugore është përballur të marten në gjyq me gruan e cila para 19 viteve i ka rrëmbyer vajzën Sefani. I ka rrëfyer gjykatës se ka qenë e shtrirë në krevatin e spitalit tri ditë pas prerjes cezariane. Në dhomë hyri një grua e veshur si motër medicinale. Foshnja qante, ashtuqë gruaja pyeti Selest nëse mund ta merrte.

Selest ka pohuar se mundet. Më vonë në dhomë hyn motra medicinale e vërtetë dhe pyet ku e ka vajzën. Selest e shokuar së bashku me motrën medicinale kanë kontrolluar tërë spitalin. Foshnjën nuk e gjetën. Ndodhi në vitin 1997.

Selest në ndërkohë ka lindur tre fëmijë. Është divorcuar, ka luftuar kancerin dhe prap është kurorëzuar. Sefani-në kurrë nuk e ka harruar. E ka kërkuar dhe çdo vit ka festuar ditëlindjen e saj.

Në vitin 2009 mori një thirrje. Një grua kërkon 33 000 dollarë për informata rreth Sefani. Selest cakton takim me gruan dhe për të gjitha e informon policinë. Por gruaja që thirri kurrë nuk erdhi në takim.

“Kurrë nuk i kam humbur shpresat. E kam ditur se vajza ime është diku atje dhe se do ta gjej dhe do të kthehet në shtëpi”, ka thënë Selest në vitin 2010.

Vajza e saj Cassidy shkonte në shkollë me një vajzë e cila i ngjante shumë. Janë bërë edhe shoqe të ngushta. Madje edhe kanë banuar në afërsi. Selest dyshoi se kjo vajzë mund të ishte Sefani e saj. Vajzën e ftuan për drake dhe e pyetën kur ishte e lindur. Selest bënte kërkime dhe kur mblodhi mjaft të dhëna për vajzën lajmëroi organet shtetërore dhe kërkoi një test të ADN-së i cili vitin e kaluar rezultoi se vajza është vërtetë Sefani.

Gruaja që kujdesej për vajzën tani është në gjyq. Ajo pohon se e ka adoptuar vajzën, sepse nuk ka mund të mbetet shtatzënë. Ka thënë se gjatë adoptimit nëna e saj ka hequr dorë nga vajza.

Por, organet e shtetit gruan (50 vjeç), emrin e të cilës nuk e treguan për shkak të arësyeve juridike, e akuzojnë për rrëmbim të Sefani nga spitali, shkruan Mirror./femra/

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *