Home / Lajme / Maqedoni / Ja kush e dëmtoi Muzeun e Alfabetit në Manastir

Ja kush e dëmtoi Muzeun e Alfabetit në Manastir

Dje në Manastir u shënua përvjetori i 108 i alfabetit të gjuhës shqipe.
Por, edhe në këtë ditë të shënuar për shqiptarët, nuk munguan as incidentet.  Kamerat e sigurisë kanë filmuar se rreth orës 23 në mesnatë, një person ende i paidentifikuar, ka ngjitur një letër në derën kryesore të muzeut, ku ka shkruar “Vdekje për shqiptarët” dhe ishte vizatuar shenja e kryqit nazist.
Autorët ende nuk dihen por nga autoritetet thonë se janë duke e ndjekur situatën dhe janë në kërkim të kryerësve.
“Portali SDK” bën të ditur se kamerat e sigurisë kanë regjistruar thyerjen e Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir.
Kamera kanë filmuar një person që vendos ngjitëse në objekt dhe në pllakën përkujtimore, rreth orës 23 të natës së mbrëmshme, por nuk vërehet mirë fytyra. I njëjti person është kthyer në ora 2 të mëngjesit dhe ka thyer xhamat e derës hyrëse.
Ndërkohë policia po punon për gjetjen e personit i cili shkaktoi incidentin

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *