Home / Lajme / Ja kush janë kandidatët e BDI-së në njësinë e gjashtë

Ja kush janë kandidatët e BDI-së në njësinë e gjashtë

Këshilli i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim miratoi unanimisht propozimin e Kryesisë për listën e kandidatëve për deputetë me emrat e bartësve. Në njësinë e gjashtë listës I prinë  lideri I partisë Ali Ahmeti, në njësinë e parë zgjedhore Artan Grubi, në njësinë e dytë zgjedhore listës I prinë,  Ejup Halimi, në njësinë e tretë listës I prinë. Nafi Durmishi, në njësinë e katërt listës I prinë Artin Spahiu, në njësinë e pestë bartës liste,  Agim Shaqiri, ndërsa në njësinë e shtatë zgjedhore që është për diasporën do të garrojë  Xhevdet Spahiu. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti përshëndeti vendimin e këshillit dhe u shreh optimist për punën që këta kandidatë do të bëjnë gjatë fushatës dhe si deputetë të ardhshme të parlamentit të vendit.Në ndëkrohë Televizioni koha mëson edhe emrat e kandidatëve të tjerë që do të garrojnë edhe në njësinë e gjashtë zgjedhore.Pas Ali Ahmtit është Talat Xhaferi, Shpresa Hadri,Branko Manojllovski,Xhevat Ademi, njofton Tv Koha..  Deri nesër në mesnatë partitë politike dhe kandidatët e pavarur duhet ti dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë deri tek Komisioni Shtetëror zgjedhor kur edhe skadon afati për paraqitje. Deri atëherë do të zgjas edhe shqyrtimi i Listës Zgjedhore.Deri tani LSDM-ja ka kompletuar listat e kandidatëve me të cilat do të garoj në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Edhe PDSH-ja gjithashtu ka publikuar emrat e bartësve të listave me të cilat do të garoj në zgjedhjet e dhjetorit.Nga VMRO-DPMNE-ja njoftojnë se do të respektojnë obligimin ligjor për dorëzimin e listave të kandidatëve që skadon në mesnatën e 11 nëntorit, ndërkohë që për promovimin e tyre pritet të njoftojnë në mënyrë plotësuese.Nga KSHZ-ja thonë se pasi që partitë ti dorëzojnë listat, Komisioni ka afat prej 48 orëve që ti shqyrtoj. Në rast se diçka nuk është në rregull me emrat e propozuar dhe paraqitet nevoja për korrigjim, atëherë listat u kthehen partive, të cilat gjithashtu kanë 48 orë që të mund të intervenojnë dhe ti përmirësojnë.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *