Home / Showbiz / Ja si e ka pikturuar një boshnjak Era Istrefin

Ja si e ka pikturuar një boshnjak Era Istrefin

Era Istrefi me këngën e saj “Bon Bon” u plasua në tregun botëror duke arritur edhe një famë që një këngëtare e krijuar në Kosovë, do të ishte vështirë ta arrinte.

Fama e saj ka bërë që të inspirojë edhe artistë të huaj, për të mbushur tablonë e tyre me motive të Era Istrefit, transmeton “Koha.net”.

Piktori boshnjak nga Sjenica e Sanxhakut të Serbisë, Nurudin Dino Mashoviq, është njëri nga ata që është inspiruar nga Era Istrefi.

Ai ka realizuar një vizatim sa surrealist, aq edhe real në imazhin e Era Istrefit, të cilin mund ta shihni më poshtë.

Mashoviq gjithashtu gjatë muajit shtator ka qëndruar në Suharekë në Koloninë e Artistëve, ku ka bërë një pikturë me motive shqiptare, që mund ta shihni, gjithashtu, më poshtë.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *