Home / Showbiz / John Legend ju bën thirrje të dashuroni me një klip që do t’ju bëjë të lotoni VIDEO

John Legend ju bën thirrje të dashuroni me një klip që do t’ju bëjë të lotoni VIDEO

John Legend ka publikuar ditën e djeshme klipin e ri me titull “Love me now” dhe kjo këngë me të vërtetë do t’ju bëjë të lotoni.

Kënga flet për dashurinë mes dy njerëzve, dashurinë e pastër, e cila thyen gjithçka dhe përpiqet të shijojë momentin pa menduar se çfarë sjell e nesërmja.

Ndryshe nga projektet e tij të mëparshme, pjesë e këtij klipi është edhe bashkëshortja simpatike e këngëtarit, Chrissy, si dhe vogëlushja bukuroshe e çiftit, Luna, që shfaqen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Legend në njëfarë mënyre ua ka dedikuar këtë këngë edhe zgjedhjeve që ndodhën në Amerikë ditët e fundit.

Ai ka qenë një mbështetës i Hillary Clinton, megjithatë e ka pranuar rezultatin dhe është shprehur se të gjithë duhet të përballemi me të, pavarësisht asaj që prisnin.

“Në një kohë të tillë pakënaqësish dhe kënaqësish për zgjedhjet, gjithçka për të cilën kemi nevojë është dashuria. Unë vetë e gjej te familja ime dhe te muzika. Pavarësisht lajmeve të këqija, familja dhe dashuria ma kanë mbushur ditën. Është gjithashtu e rëndësishme që ta tregojmë dashurinë edhe për njerëzit që nuk ka duan apo pëlqejnë, ata që janë refuzuar apo lënë në mëshirë të fatit. Nëse edhe ti mendon kështu, dërgo një foto tënden nën hashtag-un #lovemenow”,- shkruan këngëtari në Instagram, duke u bërë thirrje të gjithëve ta duan njëri-tjetrin.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *