Home / Shëndeti / Ju rrinë gjithmonë duart dhe këmbët e ftohta? Ja zgjidhja

Ju rrinë gjithmonë duart dhe këmbët e ftohta? Ja zgjidhja

Këmbët ose gishtat e ftohtë të duarve mund të jenë shenja për probleme serioze ose stres, sikurse edhe për mungesë të hekurit në gjak. Lexoni disa nga simptomat të cilat nuk do të duhej t’i injoroni.

Qarkullimi i dobët i gjakut njihet edhe si “vrasës i heshtur” dhe mund të shfaqet si pasojë e faktorëve të ndryshëm, përfshirë edhe aktivitetin e dobët fizik, hipertensionin, diabetin, pirjen e duhanit, abuzimin me drogat etj.

Simptomat me kohën zhvillohen dhe është mirë t’i njihni ato me kohë. Nëse keni probleme vetëm me qarkullimin e dobët të gjakut, atëherë ilaçet natyrale janë më të përsosurat për ta ndrequr këtë problem.

Konsumoni më shumë ujë

Është e domosdoshme të pini të paktën tetë gota ujë në ditë, pasi uji e përmirëson qarkullimin e gjakut, dhe në këtë mënyrë oksigjeni dhe vlerat tjera ushqyese barten në indet dhe organet tuaja. Veç kësaj, uji e përmirëson tretjen dhe qelizat.

Hudhra

Studime të fundit tregojnë se hudhra është thelbësore për shëndetin kardiovaskular, shkruan “Telegrafi”. Kjo pasi hudhrat e zvogëlojnë rrezikun e arterosklerozës, për shkak se e parandalojnë ndërtimin e stemave në arterie dhe e zvogëlojnë shtypjen e gjakut.

Vaji i peshkut

Acidët omega-3 që gjenden në vaj të peshkut ndihmojnë në heqjen e yndyrave në arterie dhe shkaktojnë qarkullim më të mirë të gjakut.

Xhenxhefili

Nëse konsumoni xhenxhefil rregullisht, ju do të parandaloni shumë sëmundje kardiovaskulare, pasi përbërësit e vet promovojnë qarkullimin adekuat të gjakut.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *