Home / Lajme / Jugohromi – guri i pengimit ndërmjet VMRO-së dhe BDI-së

Jugohromi – guri i pengimit ndërmjet VMRO-së dhe BDI-së

Vendimi i ministrit të Ambienti Jetësor, Bashkim Ameti, për mbylljen e Jugohromit për shkak të ndotjes së tërë rajonit të Pologut nga ana e fabrikës, u shndërrua në pikë ndarjeje ndërmjet VMRO-së dhe BDI-së.

Sipas informatave që i ka kuptuar Zhurnal pa dallim në ndotjen, prej VCMRO-së insistojnë që të gjetet mënyrë që vendimi të abrogohet, por për të njëjtën nuk mund të marrin pëlqim nga BDI-ja. Pasi që përfaqësuesit e të dy partive në Qeveri, në nivel ministror, nuk kanë arritur të merren vesh për kompromis, mosmarrëveshja është bartur edhe në nivel liderësh, ndërmjet Gruevskit dhe Ahmetit.

Gruevski ka insistuar që Jugohrom të hapet menjëherë, dhe ka qenë i përgatitur për kompromis, mbyllja të ndodhë pas zgjedhjeve më 11 dhjetor. Ai ka kërkuar pëlqim prej Ahmetit, duke pohuar se me protestat eventuale të të punësuarve dhe me përshkallëzimin e situatës, të dy partitë do të humbin prej rejtingut të vet para zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, Ahmeti i është përmbajtur marrëveshjes paraprake, se në periudhën e dimrit, pa vendosjen e filtrave, Jugohromi nuk do të mund të punojë. Ai e ka rikujtuar edhe për premtimin e menaxhmentit se do të sigurojë paga për të punësuarit deri në mars, kur eventualisht do të ristartohej fabrika. Duke i pasur parasysh ngjarjet e fundit rreth Jugrohromit, është e qartë se kompromis ndërmjet dy partive edhe në nivelin më të lartë, nuk është arritur.

Ditëve të kaluara, kanosjet e VMRO-së fillojnë të realizohen, ashtu që protestat e organizuara në pjesën më të madhe, transmetohen si lajm i ditës nëpër mediumet që konsiderohet se janë nën kontrollin e VMRO-së, si edhe një pjesë e mediumeve shqiptare te të cilat VMRO-ja ka ndikim të konsiderueshëm.

Edhe pse kjo shkakton dëm politik për BDI-në, informatat të cilat vijnë nga qarqet e larta në BDI flasin se Ahmeti është pozicionuar fortë prapa këtij vendimi dhe nuk ka ndërmend të lëshojë pe.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *