Home / Showbiz / Kendall mund të blejë kremrat më të shtrenjta, mirëpo përdor vetëm atë shtëpiake nga tre përbërës

Kendall mund të blejë kremrat më të shtrenjta, mirëpo përdor vetëm atë shtëpiake nga tre përbërës

Manekenja e bukur ka pasuri përrallore dhe në çantën dhe gardërobën e saj gjithmonë janë “arnat” më të shtrenjta dhe kozmetika luksoze, mirëpo ekziston një imtësi për të cilën nuk shpenzon asgjë!

Kur ishte për vizitë te dermatologu i famshëm amerikan, Dr. Christie Kidd, as që ka pritur ndihmë të vërtetë, mirëpo ka ndodhur “mrekullia”, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, Kendall Jenner kuron fytyrën me krem natyral, të cilin e përgatit vetë nga tre përbërës të zakonshëm:

▪ një lugë mjaltë
▪ lëng limoni
▪ sodë bikarbonati

Përgatitja:

Përzieni një lugë mjaltë me gjysmë luge lëng limoni.

Në përzierje shtoni edhe gjysmë luge sodë bikarbonati dhe përzieni mirë.

Masën e përftuar qiteni në puçrrat e dukshme dhe potencialisht të kuqe.

Lërini gjysmë ore të qëndrojnë, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Modelistja e bukur ka zbuluar me plot sinqeritet se puçrrat me vite kanë ndikuar në pasigurinë e saj, gjë që ka rezultuar në rënien e vetëbesimit të saj.

Kendall, edhe pse nuk shpresoi se problemi i saj do të zgjidhet së shpejti, ajo dëgjoi këshillën e mjekes dhe e provoi kremin e saj për fytyrë, i cili pas përdorimit të rregullt filloi të japë rezultate pozitive.

Është e rëndësishme të theksohet se përveç zvogëlimit të puçrrave dhe akneve në fytyrë ky krem ndikon edhe si anti-inflamator dhe redukton skuqjen e dukshme.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *