Home / Showbiz / Këngëtarja e njohur kërkon nga ish i fejuari t’ia paguajë qiranë

Këngëtarja e njohur kërkon nga ish i fejuari t’ia paguajë qiranë

Edhe pse kohë më parë janë ndarë, Mariah Carey po kërkon që ish i fejuari i saj, miliarderi australian James Packer, edhe më tutje t’ia paguajë qiranë e vilës në Kaliforni.

Çifti e kishte marrë këtë vilë me qira gjatë kohës sa ishin në lidhje, ndërsa qiraja mujore është 250 mijë dollarë, transmeton “Zeri.info”.

“Mariah dëshiron që James t’ia blejë edhe një banesë në Nju Jork sepse mendon se është viktimizuar shumë për të”, ka deklaruar një mik i saj.

James i ka lejuar këngëtares që të mbajë unazën e fejesës që ia kishte dhuruar.

Javën që shkoi mediet kanë shkruar se ata janë ndarë pasi Mariah ka shpenzuar shumë para, ndërsa më vonë ka filluar të flitet edhe për tradhtinë e saj.

Ajo i ka mohuar akuzat, duke thënë se ajo edhe ashtu nuk bën seks para se të martohet.

“Unë jam një femër tradicionale dhe nuk do ta rrezikoja për asgjë në këtë botë. Nuk ka një gjynah të atillë”, ka deklaruar këngëtarja.

Martesa e saj me miliarderin është dashur të transmetohet në televizion si një “shou rialiti”, prandaj Mariah ka kërkuar nga Packer që t’ia paguajë asaj 60 milionë dollarë sepse ndarja për të ishte një humbje financiare.

Kjo e kishte çmendur atë, duke thënë se nuk do t’ia paguajë asnjë cent.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *