Home / Showbiz / Kim rrezikon të vdesë nëse ngelet sërish shtatzënë (Video)

Kim rrezikon të vdesë nëse ngelet sërish shtatzënë (Video)

Kim Kardashian është paralajmëruar nga mjekët se mund të vdesë nga gjakderdhja nëse mbetet sërish shtatzënë.

Bukuroshja e famshme, e cila ka një vajzë trevjeçare dhe një djalë 11 muajsh me Kanye West, dëshiron të lindë fëmijë të tjerë, mirëpo mjekët e kanë këshilluar të mos ndërmarrë një hap të tillë.

Kjo për shkak të komplikimeve që i ka pasur në dy shtatzënitë e mëparshme, transmeton Telegrafi.

Në episodin e të dielës në “Keeping Up With The Kardashians”, 36-vjeçarja theksoi se do të dëshironte së paku edhe një fëmijë.

Mirëpo, mjeku i saj, Paul Crane, ka sqaruar se ekziston rrezik potencial që ajo të ketë komplikime që mund të shkaktojnë vdekjen e saj nëse mbetet sërish shtatzënë

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *