Home / Lajme / Kishte vjedhur mbi 7 dyqane, policia kap hajdutin 58 vjeçar

Kishte vjedhur mbi 7 dyqane, policia kap hajdutin 58 vjeçar

Policia e Tiranës ka arritur që të prangosë një 58 vjeçar, i cili rezulton autor i një sërë vjedhjesh të shumta. Nga hetimet e kryera nga ana e policisë, rezulton se ky shtetas ishte profesionist në vjedhjen e dyqaneve të ndryshme.

Më datë 01.11.2016, Komisariati i Policisë Nr 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Hile Gjokhilaj, 58 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i denuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.

Ky shtetas dyshohet të jetë autor i vjedhjes së dyqanit të shtetases I.H., ndodhur më datë 26.10.2016, ku i ka vjedhur 20.000 lekë dhe disa artikuj te ndryshëm ushqimor.

Mekanizmin e tij të vjedhjes e kishte duke përdorur mashtrime të ndryshme, ose duke përfituar nga mungesa e vemendjes se shitësve, ku merrte shuma të ndryshme monetare dhe artikuj të ndryshëm në dyqane,e më pas largohej me motorr.

Nga veprimet hetimore janë dokumentuar me prova ligjore se ky shtetas është autor i dyshuar i disa vjedhjeve në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe Nr 5, më konkretisht:

1. Më datë 18.08.2016, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka vjedhur dyqanin e shtetases A.M., ku ka marrë 6.000 lekë dhe disa artikuj.

2. Më datë 22.08.2016, në rrugën “Qemal Stafa”, ka vjedhur dyqanin e shtetases Sh. Z., ku ka vjedhur disa artikuj.

3. Më datë 12.10.2016, në rrugën e “Dibrës”, ka vjedhur dyqanin e shtetasit G.Ç., ka marrë disa artikuj.

4. Më datë 09.09.2016, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur dyqanin e shtetases M.Gj., me anë të mashtrimit, i ka marrë 10.000 lekë.

5. Më datë 30.10.2015, në Babru-Shpat, ka vjedhur dyqanin e shtetases M. L., me anë të mashtrimit i ka marrë disa artikuj.

6. Më datë 07.05.2016, në Bathore 2, ka vjedhur dyqanin e shtetasit U.U., me anë të mashtrimit i ka marrë disa artikuj.

7. Më datë 26.07.2015, në Frutikulturë, ka vjedhur dyqanin e shtetases E.M., me anë të mashtrimit i ka marrë disa artikuj.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *