Home / Kryesoret / Komandanti i forcave tokësore të SHBA-së për Evropë për vizitë në Maqedoni

Komandanti i forcave tokësore të SHBA-së për Evropë për vizitë në Maqedoni

Komandanti i Forcave tokësore të SHBA-së për Evropë, gjeneral-nënkoloneli Frederik Ben Hoxhis po qëndron për vizitë zyrtare dyditëshe në Maqedoni dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Gjatë qëndrimit, gjenerali Hoxhis do të ketë takime me ministrin e Mbrojtjes, Zoran Jolevski dhe me nikoqirin e tij, shefin e SHM të ARM-së, gjeneral-nënkolonelin, Metodija Veliçkovski.

Tema të bisedimeve do të jenë pjesëmarrja në stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta ndërmjet ARM-së dhe Forcave tokësore të SHBA-së për Evropë, si dhe pjesëmarrja e ARM-së në stërvitjet ndërkombëtare të mbështetura nga Forcat tokësore të SHBA-së për Evropë në vitin 2017.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *