Home / Lajme / “Komploti”/ Përfundon mbledhja 3-ditore e Soros-it kundër Trump

“Komploti”/ Përfundon mbledhja 3-ditore e Soros-it kundër Trump

Takimi i pjesëtarëve të Aleancës Demokratike në krye me miliarderin George Soros ka përfunduar ditën e djeshme në Uashington.

Mesazhi kryesor që doli nga aty ishte: Të ndalet Donald Trump.

Demokratët amerikanë kanë folur për strategjinë e “qëndrimet agresiv” ndaj administratës së ardhshme të Donald Trumpit në Uashington, duke marrë parasysh se presidenti i ri i SHBA-ve do t’i fus shumë ide të tij të papranueshme në Shtëpinë e Bardhë, shkruan “Washington Post”.

George Soros, njëri nga themeluesit e Aleancës Demokratike, u ka thënë kolegëve të tij në takim treditor se Donald Trumpi paraqet rrezik.

“Ai është diktator potencial. Kam besim se institucionet amerikane dhe opozita energjike do t’i qëndrojnë në rrugë për moszbatimin e planeve të tij”, ka thënë Soros. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *