Home / Lajme / Maqedoni / Ktheu shkollën në shtab zgjedhor, BDI kërcënon gazetarët që raportuan çështjen

Ktheu shkollën në shtab zgjedhor, BDI kërcënon gazetarët që raportuan çështjen

Bashkimi Demokratik për Integrim, në mënyrë të kundërligjshme, ka hapur një shtab zgjedhor në shkollën fillore “Jashar Bej Shkupi”, institucion edukativo-arsimor ky që gjendet në lagjen Duqangjik të Komunën e Çairit.

Ekipi i televizionit SHENJA ka tentuar të kapë pamje nga ky shtab, mirëpo është penguar nga njerëzit të cilët qëndronin brenda.

Aktivistët e partisë shqiptare në pushtet në Maqedoni, fillimisht u kanë thënë gazetarëve të Shenjës se për të inçizuar duhet të jenë pajisur me leje.

“Pastaj, pas një bisede telefonike me struktura tjera partiake, ata filluan të kërcënojnë se nuk guxojmë publikojmë ndonjë inçizim”, raporton televizioni i Shkupit.

“Ska asgjë këtu para. Po nuk mund të afrohen brenda, si do të afrohen brenda. Ne a budall jemi?! Shif mos inçizon me telefon ky çfarë flet. Jo, jo. Jam duke pritur numër.

Shife djalo, mos gabo vetëm po të tregoj, mos gabo diçka të bëjsh, jo vetëmshkurt. Mos gabo diçkainçizosh, s’e di sa më kupton, mua të më inçizosh edhe del diçka, jo vetëm kështu.

Unë s’jam si dushman s’di sa më kupton, unë sikur njeri po të them mos gabo të më inçizosh diçka e të del, jo kryeredaktorin…”

Të pyetur për rastin në fjalë, nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor thonë se ata nuk janë kompetent të kujdesen rreth vendit të shtabeve zgjedhore gjatë fushatës, por ato janë kompetent vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve.

Ndërkohë, edhe pas tentativave të shumta për të rënë në kontakt me ministrin e Arsimit, Pishtar Lutfiu, i cili është nga radhët e BDI-së, nuk arritëm të marrim një përgjigj për këtë skandal, raporton Shenja.

Zhvillimi i aktiviteteve partiake, e sidomos hapja e shtabeve zgjedhore në objekte arsimore, është kundër ligjeve të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *