Home / Shëndeti / Kujdes! 2/3 e pulave përmbajnë një bakter të rrezikshëm

Kujdes! 2/3 e pulave përmbajnë një bakter të rrezikshëm

Ekspertët paralajmërojnë për një rrezik serioz të shëndetit sepse sipas tyre, numri i pulave të kontaminuara nga bakteri I rrezikshë m E.coli është rritur shumë më tepër seç tregojnë shifrat e mëparshme.

Gati 78% e pulave të freskëta të shitura në Angli thuhet se përmbajnë super bakterin E.coli, i cili është edhe rezistent ndaj antibiotikëve.

 Ky bakter shkakton dhimbje në stomak, infeksione të traktit urinar, sepsis, deri edhe në vdekje.

Bakteri E.coli, që është rezistent ndaj antibiotikëve, i gjetur tek pulat nuk shkakton diarre ose të vjella, megjithatë ekspertët i druhen qëndrimit të tij në zorrë për vite me radhë.

Nëse dikush preket më pas nga një infeksion, bakteri mund ta bëjë rezistent ndaj antibiotikëve.

Një studim i kryer nga Universiteti i Kembrixhit në fillim të këtij viti zbuloi se një në katër pula të shitura nëpër supermarkete janë të kontaminuara.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *