Home / Showbiz / Kush po e shoqëron ZajminëN nga Dubai drejt në Prishtinë,

Kush po e shoqëron ZajminëN nga Dubai drejt në Prishtinë,

Pasi mbushi bateritë mirë në një qëndrim disa javor në Dubai ku u tha se shkoi për të tejkaluar periudhën e vështirë të ndarjes, bukuroshja Zaimina Vasjari u kthye në trojet shqiptare.

Megjithatë, Tirana nuk ishte destinacioni i saj kryesor meqenëse që prej kthimit, ajo ka qëndruar në shumicën absolute të kohës në Kosovë.

E realisht janë punët në muzikë të cilave po i qaset tashmë seriozisht, ato që po e mbajnë Vasjarin në Prishtinë.

Pasi xhiroi shpejt videoklipin ‘Rren’ të Bleros ku edhe ishte protagonistja kryesore, Zaimina i është përvishur punëve në studio.

Dje pasdite, këngëtarja ka vizituar studion Elephant të Bleros aty ku po realizohet dueti i dytë mes dyshes, pas ‘Veç ti’ që kishte pasur sukses të konsiderueshëm vite më parë.

Duket se mungesa e gjatë e shumëpërfolur e Zaiminës nga kamerat dhe jeta publike në përgjithësi po kompenzohet në mënyrën më të mirë të mundshme tashmë kur si ‘e lirë’, bukuroshja mund t’i bëj planet komplet e pavarur.

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *