Home / Kryesoret / Lahi Brahimaj flet për ngjarjet në Kumanovë

Lahi Brahimaj flet për ngjarjet në Kumanovë

Njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës aktualisht deputet I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, në një intervistë ekskluzive për Televizionin Koha, ka folur se ngjarjet e vitit të kaluar në Kumanovë, në lagjen e Trimave më 9 maj,  ku humbëj jetën disa ish luftarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtarë të Policisë së Maqedonisë .Sipas Brahimajt, disa prej luftarëve që humbën jetën ai i ka njohur personalisht në luftë dhe të gjithë sipas tij kanë qenë djem të mire por janë keqpërdorur.

“ Në fakt nuk kam qenë direkt I kyçur në informata se si ka ardhur deri te involvimi I tyre në atë rast. Fatkeqësisht ata djem mund të kenë qenë të keqpërdorur, nga indvidë të caktuar, por që kanë qenë luftarë të mirë  dhe patriot është shumë e vërtetë, ata mund të keën qenë pre e dikujt, por nuk kam informata të sakta se si ka ardhur deri tek ajo që ata kanë shkuar atje. Është fatkeqësi që ata djem nuk janë në mesin tonë, por tash thuhet që shteti I Kosovës apo Agjencioni Kosovar I Intelegjencës ka pasur informata dhe është dashur të parandalojë  shkuarjen e tyre  dhe nëse ka patur informata duhet me dalur me një komunikatë zyrtare se pse janë lejuar ata djem me shkuar dhe pse nuk janë ndaluar.Ata kanë qenë djem liridashës ”, ka thënë Brahimaj për Televizionin Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *