Home / Showbiz / Lajm i mirë për ata që e përdorin shumë Facebook-un

Lajm i mirë për ata që e përdorin shumë Facebook-un

Përdoruesit e Facebook tani kanë një arsye më shumë për t’i arsyetuar orët e shumta që i kalojnë në rrjetin social.

Një studim i kryer në 12 milionë përdorues të Facebook sugjeron se rrjeti social është i lidhur me një jetë më të gjatë, dhe nuk ka rëndësi se sa shumë “pëlqime” i merrni.

Hulumtimi u krye nga hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë në San Diego, transmeton Gazeta Express.

Ai është publikuar sot në “Proceedings of the National Academy of Sciences”. “Bashkëveprimi online duket se është i shëndetshëm kur aktiviteti online është i moderuar dhe plotëson bashkëveprimin offline”, tha William Hobbs i cili punoi në këtë studim.

Hulumtimi konfirmon atë çfarë shkencëtarët e kanë ditur për një kohë të gjatë rreth botës offline – njerëzit që kanë lidhje më të forta sociale jetojnë më gjatë.

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *