Home / Showbiz / Ledri dhe Adela kapen “mat” në Prishtinë

Ledri dhe Adela kapen “mat” në Prishtinë

Pasi u raportua dy javë më parë për një krizë serioze në çiftin Ledri Vula dhe Adela Sollaku, mundësia e një ribashkimi të rradhës u la e hapur në raportim.
Përforcim për këtë ishin edhe deklaratat kontradiktore të Ledrit në intervista të ndryshme. Diku fliste për Adelën si një e kaluar e bukur, e diku tjetër reperi nënvizonte faktin se nuk ka pranuar kurrë se është në një lidhje.

E ajo që pritej më së paku falë edhe intervalit kohor të shkurtër ishte ribashkimi kaq i shpejtë i cili tashmë ka ndodhur!

Prive.al ka kapur sot pasdite çiftin në lagjen Marigona në kryeqytet vetëm nën shoqërinë e njëri-tjetrit teksa debatonin në një kënd më privat të njërës prej kafeneve.

Në dy fotot e shkrepura, shihet qartë se bëhet fjalë për Adelën e cila duket se ka ardhur nga Tirana në Prishtinë për të kaluar kohë me personin e zemrës. Historia e bukur e dashurisë që mërziti shumëkë me rastin e ndarjes fatmirësisht po vazhdon… /Prive.al/

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *