Home / Lajme / Lëvizja Besa do të garojë në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare me këto kandidat Zekirija Ibrahimi nr.1, Afrim Gashi nr.2, Arben Labënishti nr.5, Bilall Kasami nr.6, janë bartësit e listave të Lëzivjes Besa

Lëvizja Besa do të garojë në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare me këto kandidat Zekirija Ibrahimi nr.1, Afrim Gashi nr.2, Arben Labënishti nr.5, Bilall Kasami nr.6, janë bartësit e listave të Lëzivjes Besa

Shkup, 10 nëntor – Lëvizja Besa sonte sapo ka përfunduar mbledhjen në të cilën është diskutuar dhe tashmë janë zyrtarizuar kandidaturat për deputet dhe bartës të listave zgjedhore në katër njësi zgjedhore njofton Zhurnal edhe atë lëvizja Besa do të garojë në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në njësinë e e I, II, V dhe VI-të zgjedhore n dërkohë që kjo parti nuk do të ketë kandidat të saj në njësinë e III dhe IV transmeton Zhurnal.

Sipas informacioneve të fundit, në këto njësi zgjedhore Lëvizja Besa do të garojë me:

Njësi zgjedhore nr. 1    Zeqirija Ibrahimi
Njësi zgjedhore nr. 2    Afrim Gashi
Njësi zgjedhore nr. 5    Arben Labënishti
Njësi zgjedhore nr. 6,   Bilall Kasami, kreu i Lëvizjes BESA , dhe Fadil Zendeli nga RDK-ja.

Ndryshe listat me kandidat deri tek KSHZ-ja duhet të dorëzohen më së voni deri nesër në mesnatë, ndërkohë që komisioni brenda 48 orëve i shqyrton listat e nëse ka vërejtje të njejtat ua kthen partive të cilat kanë poashtu afat 48 orë t’i rregullojnë ato, njofton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *