Home / Showbiz / “Mallkimi” i spektakleve për talentë: Këngëtarët që humbën jetën pasi konkurruan në një show të tillë

“Mallkimi” i spektakleve për talentë: Këngëtarët që humbën jetën pasi konkurruan në një show të tillë

Muzika botërore ka humbur tragjikisht, në moshë shumë të re, emra të cilët me talentin e tyre do t’i shtonin ngjyra dhe jetë tingujve.

I tillë ishte fati për Christina Grimmie, vajza nga New Jersey, e cila u rendit e treta në spektaklin ‘The Voice’, me mentor Adam Levine. Në hapat e parë të karrierës së saj pasi mbaroi një koncert në Florida, 22-vjeçarja u qëllua me armë nga një person i panjohur. Plagët i kushtuan jetën, transmeton Top Channel. Ajo po jepte autografe dhe po i takonte fansat kur personi i armatosur hapi zjarr. As ndihma e parë e vëllait të saj që ndodhej aty pranë nuk e shpëtoi dot Christinan.

Nathaniel O’Brien e mahniti publikun australian në ‘X-Factor’. Vetëm një vit pas eksperiencës në spektakël, O’Brien po zhvillonte koncertet e para dhe pasi mbaroi një performancë, 19-vjeçari u përfshi në një aksident tragjik me automjet.

Fat i keq edhe për një tjetër djalë, i cili karrierën e nisi në një spektakël për talentë. Martin Morgan nuk arriti dot ta shijonte të plotë eksperiencën në ‘Britain’s Got Talent’. 38-vjeçari kaloi fazën e parë me këngën “Hero” të Enrique Iglesias, por ndërroi jetë nga epilepsia disa ditë më vonë.

Ndërsa të hënën ndërroi jetë këngëtari shqiptar, Ergi Dini, i cili u bë i njohur në vitin 2014 kur e fitoi spektaklin për talentë, ‘X-Factor Albania’. Ai po ndiqte karrierën në muzikë dhe që nga ajo kohë ka publikuar shumë këngë.

Ergi (22 vjeç) dhe shoku i tij, Kejdi Halili (21 vjeç) humbën jetën në një aksident fatal me motoçikletë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *