Home / Shëndeti / Mamatë që kanë artrit reumatoid rrezikojnë të lindin fëmijë me epilepsi

Mamatë që kanë artrit reumatoid rrezikojnë të lindin fëmijë me epilepsi

Sipas një studimi të ri u gjet se fëmijët e lindur nga nënat me artrit rheumatoid ishin 1/3 më të rrezikuar për t’u prekur nga epilepsia.

Në një studim me rreth 2 milion fëmijë, shumica e fëmijëve të lindur nga nëna me artrit rheumatoid nuk kishin zhvilluar epilepsi tha studiuesi Ane Lilleore Rom nga Spitali Universitar i Kopenhagen, Danimarkë.

Megjithatë, u konstatua se kur një grua ka artrit rheumatoid në shtatzani, kushtet në mitër mund të bëjnë që truri i fetusit të jetë më i prekshëm nga epilepsia në vitet e mëvonshme.

Artriti rheumatoid është një sëmundje autoimmune në të cilën sistemi imunitar gabimisht krijon antitrupa që sulmojnë nyjet dhe kyçet. Epilepsia nga ana tjetër është një çrregullim që shkaktohet nga ndërprerje të funksioneve të trurit. Në teori, faktorët autoimunë në barkun e nënës, të tillë si antitrupa që vetë-sulmojnë, mund të bëjnë që këta fëmijë të jenë të prirur për t’u prekur nga epilesia.

Megjithatë, studiuesit theksuan se duhen më shumë studime mjekësore që të vërtetojnë vërtetësinë e plotë të këtij fakti.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *