Home / Kryesoret / Manastir, konferencë për dialog ndër-fetar

Manastir, konferencë për dialog ndër-fetar

Konferenca e katërt me radhë botërore për dialog ndërreligjioz dhe ndërcivilizues fillon sot në Manastir, në kuadër të Agjendës globale të Kombeve të Bashkuara dhe UNESKO-s për dialog midis civilizimeve dhe Dekadës së UNESKO-s për pajtimin e kulturave. Do të marrin pjesë mbi 150 përfaqësues të të gjitha religjioneve botërore, organizatave joqeveritare, profesorë dhe ekspertë nga e mbarë bota.

Temë qendrore e konferencës sivjet është “Migrimi dhe sfida e integrimit përmes dialogut midis religjioneve dhe kulturave”, ndërsa nëntema janë “Familja – burim dhe hapësirë për ndërtimin dhe ruajtjen e dinjitetit të njeriut dhe vend për rritje në besim” dhe “Përdorimi dhe keqpërdorimi i mënyrave bashkëkohore për komunikim elektronik dhe në rrjetet sociale”.
Në hapjen e konferencës fjalim do të kenë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska, drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupe religjioze, Valentina Bozhinovska, etj.

Në kuadër të konferencës do të mbahet Forum i katedrave të UNESKO-s nga Evropa Juglindore me titull “Pikëpamjet e Katedrave të UNESKO-s prej EJL drejt migrimeve, krizat e refugjatëve dhe terrorizmi si sfida për dialogun interkulturor dhe ndërreligjioz”.

Do të hapet edhe ekspozita “Nënë Tereza – shenjtore nga Shkupi, shenjtore e botës”, e cila u prezantua edhe në Romë, me rastin e shënimit të kanonizimit të Nënë Terezës.
Konferenca do të përfundojë me përzgjedhjen e Komitetit ndërkombëtar organizues për Konferencën e pestë botërore dhe me miratimin e përbashkët të Projekt-deklaratës. /MIA/

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *