Home / Lajme / Mediumet raportojnë më mirë derisa janë në monitorim

Mediumet raportojnë më mirë derisa janë në monitorim

Pas formimit të Ad-hock trupit për monitorim, mënyra në të cilën mediumet raportojnë është më e mirë –  thotë kryetari i Këshillit për etikë, Mirçe Adamçevski. Por edhe krahas kësaj, ai shtoi se përsëri është kundër formimit të tij, sepse obligimi për monitorim të mediumeve i takon Agjencisë për shërbime të mediumeve audiovizuele, transmeton Zhurnal.

Nga ana tjetër anëtari i ad-hock trupit, Lulzim Haziri, thotë se mediumet i respektojnë standardet gazetareske vetëm për shkak të monitorimit të forcuar në të cilin gjenden.

“Nuk do të thoja se ne kemi ndikim aq të fuqishëm sepse shqiptojmë dënime të vogla, por ekzistimi i trupit të këtillë te mediumet ndikon ashtu që të kuptojnë se janë të monitoruar dhe se puna e tyre vendoset në korrelacion me mediumet tjera. Me kënaqësi mund të them se ka qasje pozitive gjatë kësaj periudhe, sepse duhet të kihet parasysh se mediumet dukshëm po dallohen njëra nga tjetra” – tha Haziri.

Megjithatë ai shtoi se ka mediume që vazhdojnë “me të vjetrën” dhe vazhdimisht i shkelin rregullat e informimit.

Deri tani Sitel Alfa TV dhe Nova TV kanë marrë gjoba dhe vërejtje për mënyrën e informimit të tyre.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *