Home / Shëndeti / Menstruacionet e para, çfarë ndodh me organizmin e vajzës

Menstruacionet e para, çfarë ndodh me organizmin e vajzës

Problemi kryesor për një vajzë të vogël në momentin që ajo hyn në periudhën e pubertetit, është ardhja e menstruacioneve të para.vajze

Në këtë rast, është mirë që vajzës t’i flasë nëna ose motra më e madhe. Sigurisht, ka informacion që merret edhe nga shoqet e nga media, por është mirë që nëna, në momentin që vajzës i vijnë menstruacionet e para, ta marrë dhe së bashku t’i drejtohen mjekut gjinekolog.

Pse është e nevojshme kjo? Në mënyrë që vajza të kuptojë se ç’po ndodh me trupin e saj. Gjithashtu të mësojë se si duhet të kujdeset për higjienën personale e kështu që evitojë infeksionet e mundshme që mund të vijnë edhe si pasojë e higjienës së mirë.

Është e rëndësishme që vajza të lahet sa herë që shkohet në banjë, të ndërrojë pecetat mujore sa herë që lind nevoja. Gjithashtu të mësojë se si përdoren këto peceta. Këto janë çështje që vajzave u shpjegohen nga nëna në bashkëpunim me mjekun/mjeken gjinekolog/e.

Çfarë ndodh faktikisht në organizmin e vajzës?

Në organizmin e kësaj vajze fillon të funksionojë vezorja. Janë dy gjendra (vezore) që ndodhen në fund të barkut, anash mitrës, të cilat fillojnë të prodhojnë hormone. Pra, kjo vajzë bëhet fertile, mund të sjellë në jetë një fëmijë.

Vezorja prodhon dy hormone kryesore të rëndësishme që janë estrogjenët dhe progesteronet. Fillimi i prodhimit të këtyre hormoneve ndikon mbi shtresën e brendshme të mitrës, që quhet endometër. Në 14-ditëshin e parë të ciklit menstrual prodhohet më tepër estrogjen. Estrogjenët i veshin gjendrat e endometrit ngadalë dhe fillojnë t’i zmadhojnë ato.

Në ditën e 14-të deri në ditën e 16-të të ciklit, niveli i progesteronit dhe estrogjenit mbetet i njëjtë. Ndërsa nga dita e 16-të e lart, niveli i progesteronit fillon të rritet. Në ditën e 28-të të ciklit, nëse marrim ciklin normal 28-ditor, ndodh ulja e nivelit të progesteronit. Në këtë kohë fillon një gjakrrjedhje nga poshtë, bie shtresa e brendshme e mitrës (që është përgatitur për një shtatzëni) në formën e një gjakrrjedhje, që quhet menstruacione.

A ka një ulje të moshës kur vijnë mestruacionet e para?

Po. Ka një ndryshim në ardhjen e menstruacioneve, sepse kjo moshë është ulur. Më parë vajzat i kishin menstruacionet e para rreth moshës 14 -vjeçare, ndërsa i kanë rreth moshës 11-12 vjeçare. Arsyet janë të shumta, duke filluar nga zhvillimi i organizmit të një vajze, mënyra e ushqyerjes etj./ http://shendeti/

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *