Home / Kryesoret / Ndërtimi joligjor i Pançevskit do të rrënohet!

Ndërtimi joligjor i Pançevskit do të rrënohet!

Komuna Qendër do ta zbatojë vendimin për prishjen e dy kateve dhe nënkulmit ilegal të ndërtesës në pronësi të kryetarit të Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski. Këtë për Alsat M e konfirmoi komuna dhe shtoi se për momentim pritet që të përfundojë furnizimi publik për ofertuesit ose kompanitë më të volitshme që duhet t’i rrënojë katet e ndërtuara pa leje të kryetarit të gjykatës më të lartë në vend, Vladimir Pançevski. Përndryshe prokuroria, përmes Gjykatës, në këtë rast ka kërkuar inspektorja që e solli vendimin për prishje të mos lejohet të veprojë në këtë lëndë. Komuna Qendër njoftoi se Pançevski në mënyrë të paligjshme ka ndërtuar dy kate dhe nënkulëm në mes të Shkupit dhe shtoi se për këtë mbindërtim nuk janë paguar taksat komunale.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *