Home / Kuriozitete / Në rrugën Tetovë-Gostivar, përplasen tre vetura, ka të lënduar

Në rrugën Tetovë-Gostivar, përplasen tre vetura, ka të lënduar

Mbrëmë rreth orës 17 e 45 min në autostradën Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku ku ka marr pjesë vetura e tipit Opel Tigra me targa nga Velesi e drejtuar nga 28 vjeçarja Z.Z. nga Velesi e cila për shkak të defektit në mënyrë të pasigurt e ka ndaluar veturën në rrugë, një veture transportuese Folsfagen Furgon me targa nga Tetova e drejtuar nga 43 vjeçari I.E. nga Tetova dh veturës së tipit Mercedes Vito me targa nga Kërçova e drejtuar nga 34 vjeçari B.M. nga Kërçova, transmeton TetovaSot.

Në aksident, shoferi i Mercedesit dhe bashkë udhëtaret nga vetura e njëjtë, D.M., Sh.M. dhe A.A. si dhe bashkë udhëtari nga Folsfagen V.E. janë lënduar dhe me veturë mjekësore janë dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë. Pas ndihmës mjekësore katër të lënduarit janë lëshuar në shtëpi, ndërsa për shkak të seriozitetit dhe karakterit të lëndimeve, 30 vjeçarja Sh.M. urgjentisht është dërguar në Klinikat e Shkupit.

Pas autorizimit të prokurorit publik, kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Tetovë. Po vërtetohet arsyeja e aksidentit ku dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në 80.000 denar.

Përndryshe, për shkak të këtij aksidenti, trafiku në rrugën Tetovë-Pirok ka qenë i ndaluar një orë.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *