Home / Lajme / Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim mes MPPS dhe FSHIIK

Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim mes MPPS dhe FSHIIK

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska-Remenski dhe dekani i Fakultetit për shkenca informatike dhe inxhinieri komjuterike Ivan Çorbev sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij Memorandumi është bashkëpunimi i ndërsjellë dhe efikas, i cili do të konbtribuojë për avancimin, si të punës praktike të studentëve, ashtu edhe të shfrytëzuesve të shërbimeve nga sfera e mbrojtjes sociale, me çka do të hapet mundësia për angazhimin e kuadrove dhe pajisjes së FSHIIK për edukimin e target grupeve specifike, kmtoi MPPS.

Shembull konkret i cili mund të jetë në funksion të personave me pengesa është edhe Roboti NAO, i cili është robot humanoid që përdoret edhe në qëllime edukative, ndërsa përdorimi i tij në komunikimin me fëmijë me nevoja të posaçme u tregua si tejet i suksesshëm.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska-Remenski tha se pikërisht ky është angazhimi isaj dhe si ministre dhe shkencëtae të baskohen shkenca dhe praktika që të përfitohet projekt cilësor hulumutes, i cili, megjithatë, nga ana tjetër do ta përmirësonte cilësinë e jetës së grupeve të përjashtuara sociale të personave me pengesë me qëlllim që të shfrytëzohet edhe potenciali i tyre të cilin e kanë.

Krahas kësaj, me Memorandumin hapet mundësia edhe për punë të projekteve zhvillimore-hulumtuese, të realizuara përmes bashkëpunimit të ekipeve eksperte dhe profesionale, përpunimit të punimeve magjistrature dhe doktorature nga ana e pasdiplmomikëve pranë FSHIIK, e në funksion të projekteve me interes të nënshkruesve, si dhe sigurimin e praktikës studentore për stidentët-bursistë dhe studentët tjerë të regjistruar në programe studentore me interes të MPPS.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *