Home / Shëndeti / Nëse nuk flini gjumë mjaftueshëm, atëherë gjasat që ju të shëndosheni janë të mëdha

Nëse nuk flini gjumë mjaftueshëm, atëherë gjasat që ju të shëndosheni janë të mëdha

Njerëzit të cilët nuk flenë gjumë mjaftueshëm gjatë natës janë më të prirur për të ngrënë më shumë ditën, sipas shkencëtarëve.

Studiuesit britanikë zbuluan se mungesa e gjumit mund të jetë e lidhur me marrjen e 385 kalori në ditë – mjaftueshëm për të shtuar disa kg – pasi njerëzit konsumuan më shumë ushqime me yndryrna dhe proteina.

Megjithëse e kaluan pjesën më të madhe të kohës zgjuar, ata nuk bënin më shumë aktivitete fizike se sa personat që bënin gjumë të plotë gjatë natës, kështu që nuk dogjën kalori.

Shkencëtarët nga Kolegji King në Londër, dyshojnë se gjumi i reduktuar ndikon hormonet në trup, që do të thotë që njerëzit kanë nevojë të hanë më shumë që të ndjehen të ngopur.

Skuadra, puna e së cilës u publikua në Gazetën Europiane të Ushqyerjes Klinike, zbuloi se ata që flinin pak gjumë (më pak se pesë orë e gjysmë) gjatë natës konsumuan pikërisht 285 kalori në ditë më shumë se ata që bënin gjashtë orë gjumë.

“Nëse mungesa e gjumit afatgjatë vazhdon të rezultojë në kalori të rritura me këtë magnitudë, kjo mund të kontribuojë në shtimin në peshë. Shkaku kryesor i obezitetit është një çekuilbër midis marrjes së kalorive dhe harxhimit të tyre, dhe ky studim jep prova që gjumi i reduktuar mund të kontribuojë për këtë mosbalancim”, u shpreh Dr.Gerda Pot.oranews

Gjithashtu lexo

Ja sesi të detoksifikoni të gjithë trupin përmes këmbëve tuaja!

Kjo është një metodë e lashtë kineze që do t’ju ndihmojë të detoksifikoni të gjithë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *