Home / Lajme / Botë / Një ditë e madhe për një çift të vogël, Katyucia dhe Paulo kurorëzojnë dashurinë

Një ditë e madhe për një çift të vogël, Katyucia dhe Paulo kurorëzojnë dashurinë

shortest-married-couple-london-walking_tcm25-451497

Pas tetë vitesh njohje, Paulo Gabriel da Silva Barros dhe Katyucia Hoshino kanë kurorëzuar dashurinë e tyre. Bëhet fjalë për çiftin më të shkurtër në botë. Ata u njohën në rrjetet sociale, dhe të dy së bashku janë 181,41 cm në total.

Katyucia dhe Paulo fluturuan dje drejt Londrës për të zhvilluar ceremoninë e martesës.

Shortest-married-couple-2_tcm25-451428
“Shpresojmë që rekordi ynë të frymëzojë botën që të shohë përtej dallimeve fizike dhe të kuptojë që të gjithë njerëzit duhet të trajtohen njësoj”, thanë Paulo dhe Katyucia.

Paulo 31 vjeç është 90.28 cm i gjatë, dhe punon si sekretar ligjor në Brazil. Ndërsa Katyucia është 28 vjeç dhe 91.13 cm.

“Mu duk shumë e bukur që në momentin e parë që e pashë”, rrëfen Paulo.

Ata u njohën në vitin 2006, por Katyucia fillimisht e refuzoi Paulon. Ishte këmbëngulja e këtij të fundit, që e bëri të mundur këtë raport. Në 2008 ata u takuan dhe për 4 vite mbajtën lidhje në distancë.

Në janar 2012, Katyucia vendosë të transferohet në qytetin e Paulos në Itapeva për të jetuar bashkë.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *