Home / Lajme / Botë / Një motoskaf është përmbytur pas përplasjes me një anije në Detin Java, 15 persona konsiderohen si të zhdukur

Një motoskaf është përmbytur pas përplasjes me një anije në Detin Java, 15 persona konsiderohen si të zhdukur

Të paktën 15 persona konsiderohen si të zhdukur pasi një motoskaf është përplasur në një anije transportuese vietnameze dhe është përmbytur në Detin Java.

Në motoskaf kanë qenë 27 persona dhe 40 kiloemtra në lindje të Javës është përplasur me një anije i cila ka bartur niseshte nga Vietnami.

Të gjithë 22 anëtarët e ekuipazhit në anijen vietnameze janë mirë, por motoskafi ku ndodheshin kryesisht peshkatarë indonezianë është përmbytur.

“Janë shpëtuar 12 persona, derisa 15 të tjerë ende konsiderohen për të zhdukur”, deklaroi zëdhënësi i agjencisë vendore për gjendje të jashtëzakonshme, Frans Supriadi.

Në kërkim pas të zhdukurve marrin pjesë anije dhe helikopterë

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *