Home / Lajme / Botë / Obama me “Medalje të lirisë” i shpërbleu Majkëll Xhordan, Elen Dexheneris, Tom Henks, Bill Gejts…

Obama me “Medalje të lirisë” i shpërbleu Majkëll Xhordan, Elen Dexheneris, Tom Henks, Bill Gejts…

Presidenti amerikan Barak Obama u dorëzoi “Medalje presidenciale të lirisë” një gurpi inovatorësh, shkencëtarësh dhe yjesh, mes të cilëve ishin filantropi Bil Gejts, muzikanti Brus Springstin dhe aktori Tom Hnaks, njoftoi DPA.

Në ceremoninë në Shtëpinë e Bardhë Obama medaljet ua dorëzoi gjithsej 21 personave. Të shpërblyerit ai i përshkruajti si “amerikanë të jashtëzakonshëm, të cilët e ngritën frymën tonë, e përforcuan aleancën tonë dhe stimuluan drejt progresit”.

Bil Gejts dhe bashkëshortja e tij Melinda u shpërblyen sepse përmes Fondacionit të tyre kanë ndarë miliarda euro për luftën me urinë dhe varfërinë nëpër botë.

Nga shou biznesi shpërblime morën themeluesi i emisionit “Saterdi najt lajv”, Lorn Majkëlls, aktorët Robert de Niro, Robert Redford dhe Siseli Tajson, si dhe këngëtarja Dajana Ros.

Obama shpërbleu edhe persona më pak të njohur të cilët i përballuan sfidat të arrijnë deri në majat e fushës së tyre – përfshirë edhe fizikanti Riçard Garvin, i cili e ka krijuar bombën me hidrogjen, dhe i cili pastaj luftoi për mospërhapjen e armëve bërthamore.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *