Home / Kryesoret / Osmani akuza ndaj LSDM: BDI çelësi me pin-kodin për hapjen e çështjeve shqiptare

Osmani akuza ndaj LSDM: BDI çelësi me pin-kodin për hapjen e çështjeve shqiptare

Anëtari i kryesisë së BDI-së Bujar Osmani në intervistën e mbrëmshme në 24 vesti edhe një herë ka riaktualizuar pesë shtyllat kyçe për të cilat do të angazhohet BDI-ja nëse fiton mandatin për të udhëhequr në pushtet.

“Ne konsiderojmë se në interes të shtetit është të përmbyllen disa tema të hapura të vitit 2002 që e mbajnë peng shtetin, të hapim kapituj të ri në shtet, të qytetarëve të barabartë, të bashkësive të barabarta, si tema e gjuhës, NATO-s dhe barazisë politike e ekonomike. Pra ato duhet t’i rrumbullakojmë që të hapim kapitull të ri”, ka thënë Osmani, transmeton Aktuale.mk.

“Pasi ne do jemi çelësi, këto pesë shtylla do të jenë pin-kodi i atij çelësi… Pa pin-kod dyert nuk hapen. Shtyrja e këtyre temave e mban peng Maqedoninë dhe jashtë procesve normale në të cilën shkon rajoni”, ka vijuar Osmani në bisedën për 24 vesti.

Ai ka thënë se përshëndesin vendimin e LSDM-së për qasjen ndaj votës shqiptare apo të partive tjera politike maqedonase, por ajo që nuk e pranojmë siç shtoi Osmani, është se, “dikush shqiptarët tenton t’i sheh si grup votuesish”.

“Le të del LSDM me platformë autentike, jo kalkulime zgjedhore apo me përbuzje në llogarinë me VMRO-në. Ka kaluar koha kur dikush të përdorte shqiptarët si numra për kauza të huaja”, ka theksuar anëtari i kryesisë së BDI-së, Bujar Osmani.

Lidhur me pyetjen nëse lideri Ali Ahmeti do të marrë pjesë si dëshmitarë në gjykimin e Kumanovës, Osmani ka thënë se ende nuk është marrë ftesë formale dhe hëpërhë nuk mund ta komentojë.

Sipas tij lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka qenë në Kumanovë disa herë, ai ishte para dy- tre ditësh dhe siç shtoi, “kemi mbështetje më të madhe në Kumanovë”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *