Home / Kryesoret / Pas 21 nëntorit, Qeveria nuk guxon të ndërtoje rrugë, shkolla, kopshte

Pas 21 nëntorit, Qeveria nuk guxon të ndërtoje rrugë, shkolla, kopshte

Sipas Kodit Zgjedhor, kampanja zgjedhore nis 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, ndërsa përfundon 24 orë para ditës së votimit, transmeton TetovaSot.

Kampanja zgjat vetëm tre javë që të ulen shpenzimet dhe të krijohen mundësitë e barabarta për kandidatët e pavarur. Nga ajo arsye, në vitin 2006 nga 30 në 20 ditë është ulur kampanja zgjedhore për zgjedhjet lokale.

Derisa nuk nis kampanja zgjedhore, 21 nëntor, qeveria punon në mënyrë normale.

Sipas Ligjit për pengimin e korrupsionit, nga dita e sjelljes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve dhe deri në ditën e përfundimit të zgjedhjes së deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë dhe zgjedhjen e qeverisë, qeveria nuk guxon që me mjete buxhetore të nis ndërtimin e infrastrukturës si rrugët, ujësjellësit, kanalizimin, shkollat e kopshtet.

Nisja e kampanjës nënkupton se nisin që të vlenë rregullat e reja, si për sjelljen e funksionarëve publik ashtu edhe për mediet.

Prej atëherë funksionarët publik janë vetëm teknik, ndërsa nëse janë kandidat për deputet, kanë shansin që 20 ditë t`i bindin votuesit që përsëri të votojnë për to. Edhe pse në Maqedoni gjatë kohë nuk dihet ku është kufiri midis funksionit partiak dhe publik, megjithatë Kodi Zgjedhor parasheh rregulla të sjelljes gjatë kampanjës zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *