Home / Shëndeti / Për të parandaluar gazrat dhe fryerjen e barkut ja çka duhet bërë………
Overweight woman

Për të parandaluar gazrat dhe fryerjen e barkut ja çka duhet bërë………

Vështirësia që organizmi manifeston në shpërbërjen e një sërë ushqimesh, si dhe gëlltitja e ajrit janë dy ndër faktorët më të shpeshtë që çojnë në formimin e gazrave në aparatin tretës.

Gazrat mund të manifestohen gromësirave apo çlirimit nëpërmjet rektumit (zorrës së trashë).

Gazrat e stomakut janë ndër problemet e shpeshta prej të cilave vuan një pjesë e mirë e popullatës.

Neglizhenca në trajtimin e tyre, shpesh shfaqet në nivele të larta duke bërë që shumë persona të përballen me gjendje të parehatshme.

Ja disa nga ushqimet më të mira që parandalojnë këto kushte shëndetësore:

inflamacionAnanasi: përmban një enzimë e cila quhet bromelain, e cila ndihmon në tretjen e ushqimit dhe lufton koagulimin e gjakut. Bromelaina ndihmon në rregullimin e përgjigjeve imune gjithashtu.

Panxhari: është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në riparimin e qelizave të dëmtuara nga inflamacioni. Panxhari ka veti të fuqishme anti-inflamatore.

Peshku: është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme, të cilat janë të njohura për luftimin e inflamacionit. Hulumtimet kanë treguar se acidet yndyrore omega-3 luajnë një rol të rëndësishëm në uljen e rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet kronike.

Perimet me gjethe jeshile: janë të pasura me vitamina dhe minerale, ato luftojnë inflamacionin, luftojnë fryrjen e stomakut dhe lehtësojnë gazrat. Konsumoni perime me gjethe jeshile në çdo vakt.

Shafrani i Indisë: mund të konsiderohet si një nga erëzat më të fuqishme anti-inflamatore.

Çaji jeshil: ka veti anti-inflamatore për shkak të numrit të lartë të antioksidantëve që përmban. Çaji jeshil lehtëson tretjen dhe pastron trupin nga mbeturinat dhe toksinat.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *