Home / Lajme / Maqedoni / Përderisa Amdi Bajrami i bënë të qeshin Gruevskin dhe Todorovin,ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga VMRO-DPME në dhjetë vitet e fundit u bë vdekjeprurësja më e madhe në gjithë Evropën

Përderisa Amdi Bajrami i bënë të qeshin Gruevskin dhe Todorovin,ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga VMRO-DPME në dhjetë vitet e fundit u bë vdekjeprurësja më e madhe në gjithë Evropën

Ngjarja e fundit e padëshiruar që ndodhi në Shtip ku vdiq gruaja shtatzënë, për fat të keq u vërtetua se ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga VMRO-DPME në dhjetë vitet e fundit u bë vdekjeprurësja më e madhe në gjithë Evropën”, reagoi LSDM, transmeton Zhurnal.

“Kushtet në shëndetësi të udhëhequra nga Nikolla Todorov, që me profesion dëgjues dhe bashkëpunëtorë i Nikolla Gruevskit, çdo vjet përkeqësohet shumë e më shumë se në Evropë. Maqedonia ka numër më të madh të vdekjeve të fëmijëve të porsalindur e cila është tri herë më shumë nga mesatarja e Evropës. Përderisa i mbushën parullat që çdo kush të ketë tre fëmijë, e harxhuan buxhetin e shëndetësisë duke u kujdesur për pasurimin e një grupi të vogël njerëzish. Mënyra e tyre e korruptuar bëri që gratë e 40 komunave të mos kenë gjinekolog amë. Në shumë qytete si Resen, Krushevo, Vallandov dhe Kriva Pallankë  nuk ka lindje nëpër spitalet e këtyre qyteteve. Përderisa qeshin me shakatë e partnerit të tyre të koalicionit Amdi Bajramin, në komunën e tij ku e udhëheqë djali i tij, në Shuto Orizar, 8.000 gra kanë mbetur pa gjinekolog amë. Duke mos mundur ti durojnë reformat e Nikolla Todorovit dhe Nikolla Gruevskit, për çdo vjet mbi 200 mjekë e lëshojnë Maqedoninë për të mos u kthyer”, theksohet në reagimin e LSDM-së.

Ata theksojnë se Todorov dhe Gruevski, i dënojnë njerëzit 10 vjet me shëndetësinë e cila mbytë. Dhjetë vite i ka keqtrajtuar punëtorët e shëndetësisë, ua ndalon protestat, i dënon, i paraburgosë, i detyron që të largohen prej shtëpive të tyre.

Mirëpo për dhjetë ditë qytetarët të udhëhequr pikërisht prej mjekëve do dërgojnë dënimin deri te Todorov dhe Gruevski, që asnjëherë nuk do lejojnë që dikush si Gruevski dhe Todorovi, të vendos se kush do të jetojë dhe kush do të vdes.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *