Home / Kuriozitete / Peshkatari bëhet milioner, ajo që zuri në rrjetë i ndryshoi jetën

Peshkatari bëhet milioner, ajo që zuri në rrjetë i ndryshoi jetën

Peshkatari Khalid Al Sinani e ka kaluar jetën e tij pranë detit, duke shpresuar se çdo ditë e re do të ishte më e mirë për të.

Por kurrë se kishte menduar se një ditë mund të bëhej milioner krejt papritur dhe jeta e tij të merrte një kthesë dramatike për mirë.

Khalid iu ndryshua jeta falë një udhëtimi rutinë peshkimi në Qurayat, Oman.

Ëndrra e tij e fëmijërisë për të fituar një lotari u bë realitet mëngjesin e 30 Tetorit, kur ai sëbashku me dy shokët e tij zbuluan një masë të çuditshme në rrjetën e tyre që peshonte 80 kg.

Ajo ishte pështymë balene, një produkt shumë i kërkuar në industrinë e kozmetikës dhe tepër i shtrenjtë shkruan Tv Klan.

“Ne kemi përdorur litarë për ta mbledhur atë dhe për ta futur brenda anijes”, tha Al Sinani.

Vetëm pas disa ditësh, Al Sinani është kontaktuar nga shumë klientë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite të cilët u kanë ofruar çmime marramendëse.

“Ambergris” është një substancë që vjen si sekrecion nga zorrët e balenës dhe përdoret për prodhimin e parfumeve, në mënyrë që aroma e tyre të zgjasë më shumë.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *