Home / Lajme / Botë / Pranga çiftit shqiptar në Udine, akuzohen për trafikim emigrantësh
Padova 14 febbraio 2007 Polizia di guardia davani il portone dell'abitazione del capo della Digos di Padova, dott Pifferi, che ignoti hanno cercato di incendiae questa notte © Franco Tanel/D-Day/Ansa

Pranga çiftit shqiptar në Udine, akuzohen për trafikim emigrantësh

Një çift shqiptarësh, 32 dhe 34 vjeç kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për veprën penale të kalimit të paligjshëm të emigrantëve. Ata ishin pikasur pasi kishin ndihmuar dy klandestinë turk, 35 dhe 24 vjeç, pa dokumenta, që të kalonin kufirin.

Gruaja shqiptare u vu re nga policia në stacionin e Udines, ndërsa zbriti nga një makinë me targa belge dhe pasi u tha diçka të huajve u largua me shpejtësi.

Dy turqit për disa orë u strehuan në një hotel, ku prisnin sinjalin e dy shqiptarëve. Ndërkohë, policia italiane u vu në ndjekje të çiftit shqiptar në autostradë, e më pas ata u arrestuan.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *