Home / Shëndeti / Problemet shëndetësore që lidhen me menopauzën

Problemet shëndetësore që lidhen me menopauzën

Mungesa e menstruacioneve është e njohur ndryshe me termin menopauzë. Kjo periudhë është e lidhur me fazën jo-riprodhuese të jetës. Kjo fazë zakonisht fillon pas moshës 51 vjeçare, shkruan shendeti.

Menopauza mund të ndikojë në jetën dhe shëndetin e femrës në periudha afatgjata.

Ja disa nga problemet që lidhen me menopauzën:

Shtim në peshë: pas menopauzës femrat janë të prirura të shtojnë më shumë peshë. Kjo për arsyen se metabolizmi i tyre bie dhe nuk është më i aftë të djegë yndyrën. Mbipesha e grave në menopauzë mund të rrisë rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit, depresioni, sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, hipertensioni etj.

Problemet me gjumin: gjatë menopauzës ka një rënie të konsiderueshme të nivelit të estrogjenit dhe progresteronit. Çekuilibri hormonal gjatë kësaj periudhe ndikon në problemet me gjumin.

Ndryshimet emocionale: gratë në menopauzë janë më të prirura të nervozohen, të stresohen madje të kalojnë edhe në depresion.

Probleme me kockat: sipas studimeve mjekësore, pas moshës 35 vjeçare ka një humbje graduale të masës kockore në trup, gjë e cila ndikon në zhvillimin e osteoporozës, artritit apo problemeve të tjera me kockat. 2-8 vite para menopauzës ulet ndjeshëm hormoni i estrogjenit, gjë e cila ndikon në mënyrë të ndjeshme tek shëndeti i kockave.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *