Home / Kuriozitete / Promovohet pulla postare “75 vjetori i hapjes së shkollave të para fillore në gjuhën shipe në Maqedoni”

Promovohet pulla postare “75 vjetori i hapjes së shkollave të para fillore në gjuhën shipe në Maqedoni”

Në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve u promovua pulla postare “75 vjetori i hapjes së shkollave të para fillore në gjuhën shipe në Maqedoni”.

Pulla postare u promovua nga drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë Faadis Rexhepi, i cili me këtë rast theksoi se hapja e shkollave të para fillore në gjuhën shqipe në Maqedoni para 75 viteve nuk duhet të lihet në harresë asnjëherë,për shkak se e na kujton sakrificën e të parëve tanë për të pasur shkolla në gjuhën shqipe.

“Pikërisht këto ngjarje duhet të përfaqësojnë misionin dhe obligimin për gjeneratat e ardhshme të arsimuara.Shkollat e para në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit paraqesin themelet për prodhimin e kuadrove cilësore sot, të cilat në procesin arsimor formojnë bindjen se arsimi cilësor duhet të përfaqësoj qëllimin tonë të përbashkët.”, shprehet Rexhepi

“Vlera e vërtetë e arsimtarit nuk është e determinuar mbi atë se çka  din,as me aftësitë që të përcjellë atë që e din,por të stimuluarit e dëshirës tek të tjerit që të jenë të dijshëm.Jam i sigurt të nderuar të pranishëm që pikërisht kjo premisë i ka udhëhequr gjeneratat e para dhe arsimtarët e tyre që të jenë të suksesshëm në qëllimin që të ngjallin kreativitetin e të shprehurit në gjuhën e tyre amtare”, ka shtuar Rexhepi.

Për rëndësinë e “75 vjetorit të hapjes së shkollave të para në gjuhën shqipe në Maqedoni” me një fjalë rasti u drejtua drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve Skender Asani.

Pulla postare, autor i të cilës është Loran Kufalo nga Byroja e filatelisë në Postën e Maqedonisë është lëshuar në tirazh prej 7000 kopjeve, me një vlerë nominale prej 50 denarësh.

Gjithashtu lexo

Shitet shtëpia më e lartë në botë (Foto/Video)

Shtëpia më e lartë në botë e njohur si “Falkon nest” në Prescott të Arizonës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *