Home / Shëndeti / Pse ‘dridhemi’ kur fillon të na zërë gjumi

Pse ‘dridhemi’ kur fillon të na zërë gjumi

Ndërkohë që jemi duke na zënë gjumi, ndodh që një dridhje e të gjithë trupit të na shkundë dhe të na bëjë sërish të ndërgjegjshëm për pak sekonda. Sado e çuditshme të duket, ka një shpjegim.

Kjo është një spazmë e pavullnetshme muskujsh që ndodh kur një person është duke e zënë gjumi dhe quhet dridhje hipnagogjike.

Kjo dukuri ka marrë këtë emërtim duke iu referuar gjendjes hipnogogjige, periudha kalimtare midis gjendjes së zgjuar dhe gjumit. Dridhjet hipnagogjike njihen gjithashtu gjerësisht si dridhje hipnike ose fillimet e gjumit.

Spazmat e muskujve mund të ndodhin spontanisht ose mund të nxiten nga tinguj, drita ose stimuj të tjerë të jashtëm. Disa njerëz kanë dridhje hipnagogjike të shoqëruara me haluçinacione, ëndrra, ndjesinë e rrëzimit ose drita të forta apo zhurma të larta që iu vijnë nga brenda kokës.

Fillimet e gjumit janë të zakonshme, sipas disa studimeve 60 deri në 70 për qind e njerëzve mund t’i përjetojnë. Shumë njerëz mund të kenë dridhje hipnike natën pa e kuptuar, duke qenë që këto dridhje shpesh nuk mbahen mend, sidomos nëse nuk shaktojnë zgjimin e njeriut.

Disa shkencëtarë besojnë që disa faktorë si stresi, ankthi, lodhja, kafeina dhe mungesa e gjumit, mund të rrisin shpeshtinë apo forcën e dridhjeve, por një studim përfundimtar mungon, për këtë çështje. Gjithashtu kërkuesit nuk janë të sigurt për shkaqet e dridhjeve, por ekzistojnë disa teori.

Një hipotezë thotë që dridhjet hipnagjenike janë një pjesë natyrale e kalimit të trupit nga gjendja zgjuar në gjumë dhe ndodhin kur nervat “dështojnë” gjatë procesit.

Një ide tjetër shumë e përhapur ka një qasje më evolucionare për dridhjet, nën shpjegimin që spazmat janë një refleks shumë i vjetër i primatëve ndaj lëshimit të muskujve në kohën kur fillon gjumi— truri keqinterpreton relaksimin si shenjë që primati po bie nga pema dhe detyron muskujt të reagojnë menjëherë.www.livescience.com

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *