Home / Lajme / Maqedoni / Punjonësit e Jugohrom sot do të bllokojnë udhëkryqin para godinës së Gjykatës në Shkup

Punjonësit e Jugohrom sot do të bllokojnë udhëkryqin para godinës së Gjykatës në Shkup

Të punësuarit e kombinatit metalurgjik “Jugohrom” nga Jagunovca sot do të dalin në protestë për një orë, gjegjësisht nga ora 12 deri në ora 13 ku do ta bllokojnë udhëkryqin para godinës së Gjykatës në Shkup, transmeton Zhurnal.

Nga inspektorati i Ministrisë për mjedis jetësor do të dorëzojnë letër që të tërhiqet masa për parandalimin e punës së Kabinetin prej ku sigurojnë ekzistencë disa mijëra banorë të këtij rajoni.

Në letër paraqiten po thuaj se të njëjtat kërkesa sikur javën e kaluar, kur ato e  bllokuan autostradën Tetovë- Shkup.  Atëherë kanë kërkuar tërheqjen e vendimit të Inspektoratit për mjedis jetësor  për përjashtimin e furrave të “Jugohromit”.

“Jugohromi” nuk punon njëzet ditë,  ndërsa furrat ishin përjashtuar sepse nuk ishin montuar filtrat për mbrojtje të mjedisit jetësor.  Për kombinatin ky ishte afat i shkurtë, ndërsa edhe në kushte kur kompania  nuk punon, në Tetovë ajri vazhdon të jetë i ndotur”, thonë të punësuarit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *