Home / Lajme / Qarkorja e Shkupit me muaj nuk riparohet, në Japoni riparojnë gropën gjigante për vetëm dy ditë

Qarkorja e Shkupit me muaj nuk riparohet, në Japoni riparojnë gropën gjigante për vetëm dy ditë

Qarkorja e Shkupit në afërsi të  Hasanbegut dhe Haracinës  edhe 5 muaj pas vërshimeve tragjike mbetet e pariparuar. Kjo pjesë e autostradës në Maqedoni është tepër e frekuantuar, mirëpo institucionet shtetërore ende nuk kanë ndërmar asnjë veprim që kjo pjesë e dëmtuar  e rrugës të riparohet shkruan Zhurnal.

Për dallim nga Maqedoni ku një pjesë e rrugës nuk ndërtohet me muaj, në Japoni situata është ndryshe, vetëm 48 orë është dashur që të rikthehet funksionimi i rrugës në qytetin Fukuoka në Japoni, pas një grope të thellë të krijuar ditë më parë gjatë punimeve ndërtimore që po bëheshin për zgjerimin e sistemit të metrosë.

The Guardian shkruan se ky është një demonstrim tipik i mjeshtërisë dhe efikasitetit të Japonisë, transmeton Koha.net.
Rruga është rihapur në orët e hershme të së martës, pasi zyrtarët konfirmuan se rruga është e gatshme për qarkullim.
Mediat lokale kanë raportuar se kjo gropë ishte shkaktuar nga punimet e ndërtimit në një zgjatje të një linje nëntokësore.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *