Home / Kryesoret / Rexhep Selimi për Tv Kohën:Shteti mjegullon vdekjen e Astrit Deharit

Rexhep Selimi për Tv Kohën:Shteti mjegullon vdekjen e Astrit Deharit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ,duke folur për vdekjen tragjike  në burgun e Prizrenit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari,  ka thënë se pushteti aktual tenton që të krijojë mjegull mbi rast dhe nuk dëshiron që i njejti të zbardhet.

“Dua me ju që të ndajë tre gjëra.E para, ne po mundohemi që ta zbardhim, qeveria po mundohet ta mjegullojë rethanën dhe rethanat në të cilat vdiq aktivisti jonë Astrit Dehari në burgun e Prizrenit.Ne po mundohemi ta zbardhim, ata po mundohen ta mjegullojnë dhe fakti që ne mundohemi ta zbardhim, ata ta mjegullojnë ka diçka që nuk shkon. E dyta. Astrit Deharin, ata e morrën në pranga e kthyen në arkivol, kjo mjafton që shteti të jetë përgjegjës në këtë dhe kjo do të mjaftonte që shteti të jetë përgjegjës.Dhe e treta por më kryesorja është arsyeja se pse është arrestuar dhe pse vazhdon të luftohet lëvizja Vetëvendosje.Pra, arsyeja pse është arrestuar Astrit Dehari dhe të tjerët, kjo është piknisja. Pra, Lëvizja Vetëvendosje, e sheh me shumë kujdes këtë zhvillim, po e sheh me shumë vëmendje këtë zhvillim dhe do ta shoh edhe në të ardhmen me shumë seriozitet deri në zbardhjen e rrethanave qoftë të arrestimit apo ngritjet e akuzave për terrorizëm ndaj  Lëvizjes Vetëvendosje, e deri tek vdekja e njërit prej aktivistëve më të mirë dhe më të shkëlqyer, të Lëvizjes Vetëvendosje, pra vdekja e tij në burgun e Prizrenit. Prej të parës e deri tek kjo e fundit qeveria është përgjegjëse për ku vazhdon të ushtrojë terror ndaj një organizatës që kërkon liri, don që qytetarët të jenë të lirë, don që qytetarët të vetëvendosin për fatin e tyre, lufton pra për  parimet e lirisë, demokracisë dhe për konceptet e Vetëvendosjes kështu që ne bëjmë përgjegjës shtetin e Kosovës për vdekjen e  etij”, ka deklaruar Rexhep Selimi, deputet I Lëvijzes Vetëvendosje, transmeton Tv Koha.

Ai këto komente i ka bërë gjatë një interviste ekskluzive të dhënë për Televizionin Koha, e cila do të transmetohet ditëve në vijim.

(Urim HASIPI)

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *