Home / Kryesoret / Rexhep Selimi:Kumanova kurth i dyfishtë për shqiptarët

Rexhep Selimi:Kumanova kurth i dyfishtë për shqiptarët

Ngjarjet e 9 majit në Kumanovë, vunë në kurth njerëz të idealit dhe aspirtatat e shqiptarëve të Maqedonisë për liri. Agjencioni I Intelegjencës I Kosovës nëse ka patur informacione është dashur që të parandalojë shkuarjen e tyre në Kumanovë. Në këtë rast ata janë bashkëfajtorë për atë se çka ndodhi atje.Kështu ka deklaruar deputeti  i Lëvizjes Vetëvendosje dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rexhep Selimi, në intervistën për Televizionin Koha e cila u transmetua mbrëmë. Sipas tij, 9 maji I 2015 isht kurth I dyfishtë.

“Për atë se çka nodhi më 9 maj të vitit 2015në Kumanovë,  unë mendoj se mbi të gjitha u goditën shqiptarët në përgjithësi por edhe u goditën shpirti liridashës I shqiptarëve në Maqedoninë e sotme.Atë ditë nuk kishin qëllim thjeshtë që të vrisnin ata djem, kishin qëllim ta vrisnin shpirtin luftarak të shqiptarëve atje dhe nuk e mohoj se deri diku ia kanë arritur atij qëllimi  përkohësisht që shqiptarët ta mendojnë ndryshe luftën për liri. Zatëm edhe ky ka qenë qëllimi I tyre, por ne nuk duhej të binim asnjëherë në gropa të tilla si pasojë e një kurthi që iu bënë shqiptarëve në Kumanovë.Mendimi im I palëkundur është që ai ishte një kurth për shqiptarët e cila akoma ka mbetur e pazbardhur, për rrrethanat e sidomos rrethanat që ndodhën deri në momentin e shkëmbimit të zjarrit mes shqiptarëve dhe sllavomaqedonasve atje. Se si jemi sjellur pastaj ne si komb len për të dëshiruar”, shprehet Selimi për Televizionin Koha.

Sipas Selimit, dikush ka keqpërdorur vullnetin e atyre djemve për liri sepse ata nuk kanë qenë aq naiv që të nisin një luftë çlirimtare në atë vend të izoluar. Por edhe më pas gjithnjë sipas Selimi, sjelljet e shqiptarëve si komb nuk kanë qenë dinjitoze.

“Të jemi më të drejtpërdrejt, sjelljet tona si komb pastaj nuk kanë qenë dinjitoze, sepse na është dashur që si komb të reagojmë.Jo thjesht kush na I vrau, kush na I mori dhe kush na I dërgoi në atë kurth. Ska se si të jetë ndryshe,përveçse një kurth duke shfrytëzuar në këtë rast vullnetine  dikujt për liri dhe luftë çlirimtare, thjeshtë ishte një kurth, nuk kishte të bënte me asgjë , as me ndonjë opsion, as me ndonjë operacion, nuk kishte të bënte me asgjë.Unë kam njohur njerëz prej atyre, nuk janë aq budallenj, e as në aspektin profesional dhe operativ nuk janë aq naiv që të futen aty ku janë futur që të bëjnë diçka në aspektin e luftës. Pra shqiptarët aty u vënë në kurthe, se kush e ngriti këtë kurth , kush I vuni këta mina për shqiptarët dhe për të ardhmen e shqiptarëve atje, akoma nuk është zbardhur dhe do që fillimisht që të mos e mjegullojmë si legjendë dhe poashtu të kërkojmë përgjegjësi fillimisht nga shteti I Maqedonisë, dhe pastaj nga cilido protagonist që ka bërë që me një gurri të vriten dy zogj. Të vriten gjithë ata  djem në atë rrethim dhe në atë kurth  dhe poashtu të vriten aspirtat e shqiptarëve për liri që është akoma vrasje më e madhe se sa kjo e para, prandaj unë mendoj që kjo ka qenë që këta djem janë tërhequr në zonën e minuar për tu vrarë  ata por edhe për tu vrarë qëllimet e shqiptarëve”, theksoi Rexhep Selimi për Televizionin Koha.

Ai bën përgjegjës edhe institucionet e sigurisë të Kosovës që nuk ndërmorën asgjë për të parandaluar vrasjen e tyre.

“Ne e kemi ngritur këtë problem ndonëse kemi qenë në opozitë dhe vazhdojmë të jemi në opozitë kemi këkruar përgjegjësi nga kryeministri I Kosovës edhe nga Ministri I Brendshëm edhe nga Agjencioni i intelegjencës, të cilët kanë klithur ndonjëherë se gjoja paskan patur informacione, informacion I cili I bën përgjegjës poashtu edhe shteti e Kosovës, që në bashkëpunim me kënd ju patët dhe nuk I ndalët, këta të kishin patur informacione, si duket edhe I kanë patur, është dashur ti ndalin këta njerëz për dy arsye , për shkak të raporteve që këat thirren me shtetin e Maqedonisë, dhe ti shpërtojnë njerëzit, të shmeangin një konflikt, këta duke thënë që kanë pasur informacione dhe kanë reaguar po dalin bashkëautorë të kurthit”, u shpreh Selimi për Televizionin Koha

Ndryshe, më 9 Maj të vitit 2015 në Kumanovë, gjatë një përleshje të armatosur në lagjen e Trimave u vranë disa pjesëtarë të Ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjestarë të forcave policore të Maqedonisë.Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

Gjithashtu lexo

Almira e vogel ka nevoj per ndhim nëna e Almirës ju lutet të gjithëve

Sapo na erdhi ky mesazh në redaksin e mesazheve të Televizionit Koha. Nje nënë kërkon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *