Home / Lajme / Rrahjet e rrugës dhe sulmet fizike kanë marrë një trend të ri

Rrahjet e rrugës dhe sulmet fizike kanë marrë një trend të ri

Rrahjet e rrugës dhe sulmet fizike që këto ditë kanë marrë një trend të ri aspak të ndalen, policia vetëm në dhjetë ditët e fundit ka regjistruar dhjetra sulme të tilla në qytete të ndryshme mes njerëzve në vend, rrugët, oboret, parkingjet, diskotekat dhe klubet e natës janë vetëm një pjesë e vendeve ku persona të ndryshëm lajnë hesapet e tyre, njofton Zhurnal.

Analizuar buletinet policore profili gjeneral mund të theksohet se rrahjet bëhen kryesisht nga një gjeneratë e moshave 20-30 vjece, mes viktimave dhe sulmuesve ka edhe të mitur ndërsa nuk dihen motivet e këtyre incidenteve derisa sipas informacioneve policore bëhet fjalë për llogari të papastruara më parë.

Për një pjesë të rasteve tashmë policia po kryen hetimet dhe po ngriten padi penale për dhunim, rrahje dhe prishje të rendit publik, derisa rasti i fundit ka ndodhur në Shkup ku ishin sulmuar katër djem njëri prej tyre i mitur, transmeton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *