Home / Kryesoret / Rruga “Saraj” prej sot mbyllet tërësisht për komunikacion

Rruga “Saraj” prej sot mbyllet tërësisht për komunikacion

Rruga “Saraj”, nga Tempulli “Shën Zllata Meglenska” deri te udhëkryqi me rrugën drejt fshatit Lubin, prej sot do të mbyllet për komunikacion. Rruga mbyllet për shkak të zbatimit të aktiviteteve ndërtimore, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.

Automjetet e transportit publik të qytetit, të cilët kalojnë në linjat 2 dhe 2A, do të qarkullojnë deri në Saraj (stacioni i vjetër me numër 2), në të dyja drejtimet. Automjetet e tjera të linjave 12, 32, 56, 56a, 60 dhe 160, ndërsa të cilët qarkullojnë prej Qendrës drejt Sarajit, nga Lindja drejt Perëndimit prej rrugës “Gjorçe Petrov”, vazhdojnë përmes Unazës – autostrada deri te nënkalimi për Liqenin Treska dhe vazhdojnë përmes trasesë së tyre.

Në drejtimin e kundërt, nga Saraji drejt Qendrës, apo në drejtimin perëndim dhe lindje komunikacioni motorik dhe autobusët do të orientohen përmes Unazës – autostrada dhe vazhdojnë përmes trasesë së tyre.

Nga Qyteti i Shkupit apelojnë që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion ta respektojnë regjimin e vendosur përkohësisht në komunikacion dhe shpejtësinë e lëvizjes ta përshtasin me kushtet në rrugë.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *